Migrimi dhe korrupsioni shtyjnë heqjen e vizave

VizatMigrimi ilegal dhe indeksi i lartë i korrupsionit janë dy faktorët kryesorë të cilët po ndikojnë në shtyrjen e heqjes së vizave. Kësisoj, qytetarët e Kosovës do të duhet të presin edhe disa vjet që të mund të lëvizin lirshëm. Premtimet e partive politike për liberalizim të shpejtë të vizave i takojnë vetëm fushatës parazgjedhore, vlerësojnë analistët. Sipas tyre, moskrijimi i institucioneve edhe 6 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve do të ndikojë në zvarritjen e heqjes së vizave.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se çështja e migrimit është njëra prej kushteve kryesore të cilat Komisioni Evropian i vlerëson përpara se të japë dritën e gjelbër një vendi të caktuar për t’i mundësuar qytetarëve të atij vendi lëvizje të lirë në Zonën Schengen.

“Migrimi dhe numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova drejt këtyre vendeve e pengon mundësinë që Kosova në një periudhë të shkurtër kohore të marrë liberalizimin e vizave. Në këtë kontekst besoj se mbesin kushte tjera sipas udhërrëfyesit të cilët duhet adresuar nga institucionet e Kosovës, sidomos me rëndin dhe sigurinë publike dhe kushteve tjera specifike që flasin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Doli…/tribuna/

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit