Ylljet Aliçka në garë për çmimin letrar “Balkanika”

Ylljet AliçkaShkrimtari Ylljet Aliçka, është nominuar me romanin “Valsi i lumturisë”, kandidat për çmimin “Balkanika”, i cili përfshin disa prej emrave më të njohur letrarë të rajonit. Fituesi i këtij çmimi do ta ketë librin e tij të përkthyer në të gjitha gjuhët ballkanike.

Këtë vit, kjo ngjarje do të mbahet në Shqipëri nga datat 5-7 dhjetor.

Shkrimtarët shqiptarë që e kanë fituar këtë çmim më herët janë Ismail Kadare dhe Fatos Kongoli, kurse sivjet garon Aliçka, me një histori për gjashtë personazhe, me stil të pasur me ironi dhe sarkazëm.

Nga Bullgaria këtë vit, është nominuar Zdravka Eftimova me romanin “Histori nga Perkini”, Dimitrios Stefakanis nga Greqia me romanin “Film Noir”, Mitko Madzunkov nga Serbia me librin “Zogu nga viti i shkuar”, Mirela Noznoevanu nga Romania me një përmbledhje të tregimeve, Dragan Velikic nga Serbia garon romanin “Bonavia” dhe Hakan Gunday nga Greqia me “Ziyan”, shkruan gazeta Shqip.
“Balkanika” konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm letrar sepse promovon arritjet letrare nga vendet e Ballkanit, ofron mbështetje për projektet kërkimore dhe publikon veprat e autorëve në një revistë letrare.

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Lajmet e Fundit