Kosova ngec në procesin e njohjeve, veç 4 njohje sivjet

NewBorn-Prishtine5-20Vetëm katër njohje i ka përfituar Kosova në vitin 2014, pavarësisht deklaratave shpresëdhënëse nga Ministria e Punëve të Jashtme se Kosova këtë vit do të përfitojë disa njohje të rëndësishme.

Mungesa e njohjeve, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, po ndodh për shkak të moskrijimit të institucioneve edhe pse sipas tyre pavarësisht mungesës së institucioneve, Ministria e Punëve të Jashtme është dashur të punojë në drejtim të njohjeve, shkruan Tribuna.

Afrim Hoti, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare mendon që në uljen e intensitetit të njohjeve për shtetasin e Kosovës ka ndikuar dhe po ndikon mungesa e institucioneve e që për më shumë se gjysme viti Kosova është në bllokadë institucionale.

“Përveç kësaj, ka ndikuar edhe diplomacia kosovare që ka probleme të konsiderueshme, mos të them është para kolapsit dhe kjo është një arsye tjetër që nuk kemi marrë njohje” ka thënë Hoti.

Sipas tij, MPJ së pari është dashur me u ristrukturua dhe me caktua njerëz të duhur në punë të duhura, pasi kjo do të ndikonte në një punë më të suksesshme të kësaj ministrie dhe do të sillte njohje.

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Lajmet e Fundit