1.9 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Është arritur marrëveshja – priten befasi të mëdha

HashimThaci-IsaMustafaGazeta Express ka mësuar se tashmë nuk ka asnjë dilemë se nesër do të mbahet mbledhje e Kuvendit të Kosovës dhe do të votohet për Kryeministrin dhe ministrat.

Në ora 12 sot kanë filluar takimet finale në mes të njerëzve kryesorë të PDK’së dhe LDK’së.

Sipas burimeve të Gazetës Express, tashmë është arritur marrëveshje se kush do të jetë Kryeministër, por që një gjë e tillë do të bëhet e ditur në orët e mbrëmjës.

“Ajo cfarë pritet të caktohet gjatë këtyre orëve janë emrat e ministrave”. Do të ketë befasi të mëdha. Së paku në një rast”, ka thënë një burim i lartë dhe i kycur në këto bisedime, për Gazetës Express. I njëjti ka shpjeguar se, ashtu sic edhe ishte paralajmëruar Kuvendi i Kosovës do të mbahet nesër.

Mustafa e Hamiti presin në Kuvend partinë e PDK-së

Kreu i LDK-së Isa Mustafa bashkë me zëvendësin e tij e në parti, Sabri Hamitin kanë shkuar në Kuvendin e Kosovës ku po e presin parinë e PDK-së për të finalizuar marrëveshjen për formimin e qeverisë së re.

Marrëveshja është paralajmëruar të nënshkruhet më së largu sot, ndërsa më parë ishte lajmëruar se vazhdimi i seancës konstituive mund të mbahet me 8 dhjetor.

Koha.net do t’ju mbajë të informuar për ecurinë e kësaj ngjarje në kohë reale.

Më Shumë

Bashkimi rikthehet te fitorja

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën...

Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares në Suharekë: Erdhi tek ne pa shenja jete

Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë. Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në...

Lajmet e Fundit