Zogu i Fevziut dhe libri i profesor Frashërit

Blendi Fevziu-Kristo FrasheriMë 7 prill të këtij viti doli në qarkullim libri i profesor Kristo Frashëri për Ahmet Zogun. Libri bazohej në dokumente arkivore pjesa më e madhe të pabotuara ndonjë herë. Kaloi në heshtje totale duke u mjaftuar vetëm me ndonjë artikull. Edhe Fevziu i Klanit botoi një libër për Ahmet Zogun, po zhurma për të ishte e madhe.

Ndryshe nga profesor Frashëri, Fevziu është munduar ta kuroj pak imazhin e Zogut që të mos dalë dhe aq tradhtar, si me thënë: Nuk ngeli këngëtar e politikan pa dal në foto me Zogun e Blendit, shkruan gazeta Dita. Një komentues në Facebook bënte pyetjen “Kush e di si ndihet profesor Kristo kur shikon të madh e të vogël që shkojnë dhe promovojnë librin e Blendit. Sa vite jetë i kushtoj studimit të jetës së Zogut dhe askush nuk foli për të”. E vështirë të japësh përgjigje.

Ca gjëra mund t’i kurojë vetëm koha. Ndërkohë Zogu i Tunës dhe Zogu i Fevzos, mbeten në krye të preferencave.

Më Shumë

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit