6.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Hysni Hoxha i krahason organet e rendit me ato të kohës së Milosheviqit

Hysni hoxha2Hoxha në një bisedë për “Koha Ditore”ka akuzuar organet e rendit se po e përndjekin si në kohën e Slobodan Molloshqviqit. “ Këtu po bëhen disa veprime shumë të çuditshme, disa linçime, sepse fillimisht njoftohen mendeiat, fillimisht vritet njeriu e pastaj dorëzohet kufoma”, ka thënë ai.
Hysni Hoxha ka dy rrugë: të japë dorëheqjen ose të shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës.

Statusi prej të akuzuari për shpërdorim të pozitës zyrtare nuk ia lejon më atij të qëndrojë në krye të Organit Shqyrtues të Prokurimit, institucion ky që merret me ankesat e operatorëve që kanë të bëjnë me tenderë publikë.

Këtë fakt e pranon edhe vetë Hoxha, ani se fillimisht thotë se nuk do t’ia bëjë qejfin atyre që kanë këtë dëshirë.

“Faleminerës, por kjo nuk është kënaqësi e juaja, personalisht po ju them”, i është përgjigjur ai pyetjes nëse duhet të largohet derisa të përfundojë procedura.

“Ligji i prokurimit e përcakton se Kuvendi i Kosovës duhet të iniciojë çështjen time. Çështje tjetër është se unë duhet të jap dorëheqje si akt moral, meqë është ngritur një aktakuzë. Unë pasi ta lexojë akuzën do të marr ndonjë veprim si akt moral ose t’ua lë institucioneve të Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Lajmet e Fundit