Opozita: E kanë monopolizuar Kuvendin

ramushi ne kuvend ulenOpozita është ndarë tejet e pakënaqur me përmbylljen e seancës, me ç’rast pas zgjedhjes së qeverisë nuk është lejuar debati.
Shefja e GP të AAK’së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se është monopolizuar Kuvendi.

Ajo po ashtu është është ankuar për pjesëmarrjen shumë të ulët të femrave në Qeverinë e re, ku pjesë e saj janë vetëm dy prej tyre. Ajo ka paralajmëruar se do të jenë opozitë shumë e fuqishme.

Kadaj Bujupi po ashtu ka pyetur se çfarë ka kërkuar Marko Gjuriq: “ Çfarë kërkonte sot Gjuriqi? A u deshtë të vij ai nga Beogradi që Qeveria e Mustafes të merr formë dhe të votohet”

“Ky është një fillim i keq”, ka thënë ajo.

Kurse, Visari Ymeri nga VV’ja ka thënë se sot nuk Kuvend u pa mundësua që deputetët ta thonë fjalën e vetë .“Kjo qeverisje ka pranuar kriteret e dëmshme te listës serbe. Ato e kthejnë Serbinë në Kosovë”,ka thënë Ymeri.

Ndërsa, Zafir Berisha nga NISMA ka thënë se për atë çka i ka ndodhur Kosovës sot.

“Jemi te shqetësuar për ketë të keqe që i ka ndodhur Kosovës, ku zgjedhe kryeministër me shumë dosje”.

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit