17 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Tranzicioni i të drejtave të njeriut, sfida dhe e ardhmja

Bashkim KajdomcajjjjShkruan: Bashkim Kajdomçaj

Po në ditën e Konventës së Gjenevës (Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut) më 10 djetor 1989 u themelua KMDLNJ në Prishtinë, para 25 vitesh, ndërsa 23 vjet më parë edhe Dega e KMDLNJ-së në Prizren

Me rastin e 10 Dhjetorit , Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Qendra Rajonale e KMDLNj-së në Prizren konstaton se ky vit ka qenë mjaft sfidues në fushën e të drejtave të njeriut, si për shkelësit e tyre ashtu edhe për ata që u janë shkelur të drejtat e njeriut. Në kontekstin ekonomiko – social aktual në Komunën dhe rajonin e Prizrenit, dhe në një situatë politike ku vendimmarrja është e shtresuar në tri nivele është shumë problematike të përmbushen standardet e pranuara ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Nenet 7, 8, 9, 10 dhe 11 që kanë të bëjnë për barazinë para ligjit, trajtim jodiskriminues, shfrytëzimin e mjeteve efektive juridike, ndalimit të arrestimit arbitrar, të drejtën për një proces gjyqësor objektiv para një gjykate të paanshme dhe të pavarur, pafajësinë deri në vërtetimin e fajësisë me një vendim të prerë të gjykatës nuk respektohen dhe nuk zbatohen gjithmonë në Kosovë. Për këtë arsye kemi një mosefikasitet të grumbulluar në zgjidhjen e rasteve, ndërhyrjen e politikës në punën e gjyqësorit nga vendorët dhe ndërkombëtarët, implementimi i standardeve të dyfishta në punën e gjyqësorit, mosluftimin efikas të krimit të organizuar, metastazimin gjithpërfshirës të korrupsionit, mosdënimin e kryerësve për vepra të rënda penale bjënë që në këtë drejtim ka shumë për tu bërë nag institucionet.
Neni 12 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut i cili ndalon ndërhyrjen arbitrare në jetën, familjen , banesën , korrespondencën vetjake si dhe sulmin ndaj nderit, integritetit dhe prestigjit personal në Kosovë keqpërdoret për margjinalizimin, damkosjen dhe eliminimin e të gjithë atyre që nuk janë pjesë e “ dëgjueshme “ e proceseve në Kosovë (përfshirë rajonin e Prizrenit).

Diferencimin e personave të padëgjueshëm e bëjnë ndërkombëtarë e vendorë.Ata që pësojnë janë politikanët, gazetarët, aktivistë për të drejtat e njeriut, pjesëtarë të përkatësisë seksuale tjetër etj. Denigrimi i personalitetit në Kosovë bëhet përmes fushatave të orkestruara , linçimit medial, diskreditimit moral dhe familjar, ekskomunikit shoqëror dhe kështu krijohet një ambient paragjykues që domosdoshmërisht ndikon edhe në punën e gjyqësorit duke e bërë atë të varur dhe të anshëm.
E drejta e lirisë së qarkullimit dhe e banimit brenda kufijve të çdo shteti e që rregullohet me nenin 13 është seriozisht e rrezikuar në Kosovë. Në planin e brendshën në rajonin e Prizrenit, nuk ka cenim të lirisë së lëvizjes.Përkundrazi komunitetet jo shqiptare pos përfaqësimit në të gjitha nivelet e pushteteve ku janë të integruar plotësishtë kanë probleme të natyrës socio-ekonomike ku përjashtim nuk bënë as popullata shumicë. Në planin e jashtën e pësojnë qytetarët e rajonit tonë sikurse edhe qytetarët tjerë te Kosovës për shkak të kufizimeve të vëna nga bashkësia ndërkombëtare duke e përjashtuar nga procesi i liberalizimit të vizave.

Edhe më shqetësues ëshët fakti se shkaku i këtij getoizimi javëve të fundit ka një fluks tmerrësishtë të madhë dhe që po vazhdon me ikjne ilegale të qytetarëve si pasojë e mungesë së përspektivës drejt vendëve të perëndimit.

Me një papunësi afërsisht 60% dhe me një varfëri mbi 50% ( 20% varfëri e skajshme ku sigurohet mbijetesa me më pak se 1 euro në ditë ) nuk mund të përmbushen detyrimet nga nenet 22, 23, 24 dhe 25 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të cilat garantojnë të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore të domosdoshme për dinjitetin dhe zhvillimin e lirë të personalitetit, për një vend pune pa kurrfarë diskriminimi si dhe sigurimit të niveli jetese të mjaftueshëm të atij personi dhe familjes së tij duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën , kujdesin mjekësor , shërbimet e nevojshme sociale si dhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, vejanie, pleqërie etj. Pensionistët dhe kategoritë sociale janë të rrezikuar sepse vetëm pjesërisht mbrohen prandaj mbijetojnë në kushte të padinjitetshme.

Në Republikën e Kosovës vetëm pjesërisht ka mundësi të zbatohen nenet 26 dhe 27 të DUDNj të OKB-së që garantojnë të drejtën për shkollim si e drejtë që e mundëson formimin dhe zhvillimin e plotë të personalitetit të njeriut si dhe e drejta për të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë! Nga kjo e drejtë janë privuar fëmijët me gjendje ekonomike të rëndë të cilët janë të detyruar të bëjnë punë të ndaluara me të gjitha konventat ndërkombëtare prandaj e ndërprejnë shkollimin. Si pasojë e kësaj kemi rritje të analfabetizmit në Kosovë. Viktima të kësaj janë edhe fëmijët e pakicave etnike dhe në veçanti fëmijët e pakicës etnike rome.

Me rastin e 10 Dhjetorit , Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, KMDLNj solidarizohet me të gjithë ata që u mohohen këto të drejta në rast se shtetet nuk i kryejnë detyrimet në përmbushjen e dokumenteve dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që i kanë nënshkruar vet. KMDLNj solidarizohet me familjarët e personave të pagjetur, me grupet e margjinalizuara dhe të lëndueshme siç janë të moshuarit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, personat e privuar nga liria, pjesëtarët e pakicave etnike, të pastrehët, të dëbuarit, të zhvendosurit dhe refugjatët, pjesëtarët që diskriminohen për shkak të përkatësisë seksuale tjetër, viktimat e trafikimit dhe prostitucionit, viktimat e dhunës politike dhe etnike dhe të gjithë ata që jetojnë nën kushte të padinjiteteshme apo janë viktima të trajtimit çnjerëzor apo degradues!

Republika e Kosovës i ka inkorporuar pjesën më të madhe të këtyre dokumenteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kushtetutën e saj prandaj e ka detyrim t’i zbatojë ato në praktikë. Përkundër faktit që është një përparim i vogël në fushën e respektimit, mbrojtjes dhe përparimit të drejtave të njeriut në vitin 2014 në Kosovë, Qendra Rajonale e KMDLNj-së kërkon një përkushtim më të madh të Institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e këtyre detyrimeve. KMDLNj kërkon edhe nga misionet ndërkombëtare, diplomatike apo jodiplomatike që të veprojnë në përputhje me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së dhe dokumenteve tjera relevant endërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Tash 15-të vite pas luftës Kosova po përjeton një tranzicion të vështirë (që moti do të duhej ta kishte kaluar) sa i takon avansimit të të drejtave të njeiut.Kemi një infrastrukturën ligjore të harmonizuar me vendet më përparimtare (perëndimore) ku respektimi i të dretave të njeriut është parësor, por implementimi në praktik lë shumë për të dëshiruar.

Për të kujtuar këtë ditë KMDLNJ në Prizren ka vizituar Qendrën e Paraburgimit ku nga afër është njohur lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e menagjmentit për personat e privuar nga liria.Gjatë vizitës u konstatua se në këtë institucion janë 97 të burgosur, nga ta 21 të dënuar dhe 76 të tjerë në paraburgim për vepra të ndryshme.Gjendja e respektimit të të drejtave në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është në nivel, ku nuk ka ankesa nga ana e të burgosurve lidhur me trajtimin e tyre, sikurse që nuk ka ankesa apo shqetësime për ndonjë mungesë.Vërejtet kryesore janë për gjyqësorin që sipas tyre ka vonesa në procedurat gjyqësore lidhur me trajtimin e tyre.
Qendra Rajonale e KMDLNj-së shpreson që viti 2015 të jetë më i favorshëm për të gjithë ata që u mohohen të drejtat elementare të njeriut, si e drejta për punë, arsimim cilësor, lëvizje të lirë, kujdes shëndetësor, social, barabarësi para ligjit etj.

koordinator rajonal i KMDLNJ-së-Prizren

Më Shumë

Nënë e vajzë të plagosura rëndë – shefi i Emergjencës në Prizren tregon gjendjen e tyre

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Prizrenit, ku një grua dhe vajza e saj e...

360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara ndalohen në Vërmicë

Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar gjatë kontrolleve rutinore, ku është zbuluar mall i padeklaruar. Sipas...

Lajmet e Fundit