Vjosa Osmani: Nuk e synoj kreun e LDK-së, do t’i qëndroj pranë Isa Mustafës!

Vjosa Osamni LDKE mbrojti edhe para Kushtetutës, e vazhdon ta mbrojë edhe tani. Vjosa Osmani zotohet se do të qëndrojë pranë Isa Mustafës, pavarësisht se nuk ia dha votën për t’u bërë kryeministër.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës sqaron se kundërshtimi i saj në Kuvend nuk i adresohej liderit partiak.

“Vota ime ka të bëj vetëm me koalicionin PDK-LDK. Isha gjithmonë kundër bashkimit të tillë dhe e mbaj qëndrimin e njëjtë”, ka thënë ajo.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Osmani tha se mu për këtë arsye nuk deshi të jetë as pjesë e kësaj Qeverie.

“Kam deklaruar se nëse lidhet ky koalicion, refuzoj të jem pjesë e një Qeverie të tillë”, thotë ajo.

Mustafa ishte shfaqur shumë i ashpër me bashkëpartiakët që nuk ia dhanë votën, përfshirë edhe Osmanin, por deputetja që foli edhe për polemikat mes Mustafës e Zemajt, thotë se LDK nuk varet nga një a dy persona.

“LDK nuk varet as nga Vjosa e as nga Armendi. LDK-në e mban unike anëtarësia”, thekson deputetja e LDK-së.

Deputetja këmbëngulë se këto ndasi aktuale, nuk do të sjellin telashe ne LDK.

“Nuk do të ketë thyerje. Unë do të punoj që të mbahet uniteti brenda LDK-së”, thekson Osmani, e cila i mohoi edhe zërat se mund të largohet nga LDK apo të jetë duke e synuar kreun e saj, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë që subjekti të kthehet në partinë e parë në vend. /Klan Kosova/

Më Shumë

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit