Thaçi: PDK u sakrifikua për ta zhbllokuar ngërçin

Hashim thaci 4Në intervistën e tij të fundit si kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ishte koha e fundit që vendit t’i jepej ajo që e meriton dhe që qytetarët t’i kishin institucionet për të cilat kishin votuar.

“Dëshiroj të potencoj se qytetarët dhe vendi padrejtësisht e ka përjetuar një krizë institucionale apo një ngërç të pakuptimtë, por për arritjen e marrëveshjes që kemi nënshkruar, PDK dhe LDK, është dashur të tejkalohen ato momente të inateve, të lagjeve politike apo provinciale dhe të reflektojmë në kuptimin e përgjegjësive më të larta institucionale për të cilën jemi votuar në vend”, ka thënë Thaçi në intervistë për RTK-në, duke shtuar se bllokada ishte e padrejtë dhe se partia e tij sakrifikoi për zhbllokim të gjendjes. /RTK/

Më Shumë

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit