1.6 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Veteranët në pritje

Rektorati-protesta e veteraneveNgërçi politik në Kosovë ka prekur edhe Universitetin e Prishtinës.

Organet e rektoratit të UP-së kanë mbetur të varura nga Qeveria e Kosovës lidhur me memorandumin e bashkëpunimit që Universiteti i Prishtinës kishte nënshkruar me shoqatat e dala nga lufta.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se në mbledhjen e parë të Qeverisë së re do të diskutohet lidhur me memorandumin dhe se javën tjetër pritet që veteranëve tu ipet një përgjigje lidhur më atë se a do të pranohen më shumë se njëmijë studentë të shoqatave të dala nga lufta apo jo. “Po pritet mbledhja e parë e qeverisë ku kjo gjë do të diskutohet. Tani për tani nuk ka asnjë lajm”, ka thënë Arsim Bajrami për gazetën Tribuna.

Edhe kryetarja e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islami, tha se tani për tani asnjë vendim brenda Rektoratit nuk është marrë lidhur me memorandumin e OVL-së. “Ne ende nuk kemi mbajtur ndonjë mbledhje se u ndërruan qeveritë. Pas herës së parë që jemi mbledhur të nesërmen u formua qeveria tash ministritë janë ndërruar. Nuk e dimë nëse javën tjetër do të kryen punët”, ka thënë Islami.

Edhe për përfaqësuesin shoqatave të dala nga lufta ngërçi institucional dhe ndërrimi i shefave të ministrive ka bërë që ende të mos jepet një përgjigje e saktë lidhur me vendimin e ministrit për memorandumin. “Ka pasur krizë institucionale, nuk jemi të informuar. Tash po shikojmë institucionet e reja”, ka thënë Elezi.

Ani nuk e përjashtoi mundësinë e protestave nëse familjarët e tyre nuk pranohen në UP. “OVL është këmbëngulëse në interesat e veta për realizimin e regjistrimit të këtyre nxënësve. Po presim vendim dhe përkrahje nga ministri i ri Arsim Bajrami i cili pritet që të vazhdoj punën e atij që e ka lënë në gjysmë”, ka thënë Elezaj./Tribuna/

Më Shumë

PDK-ja në Prizren mori 15,546 vota

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të sigurojë 15,546 vota, që përbëjnë...

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit