17.1 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Në janar të vitit të ardhshëm prishet koalicioni PDK-AAK në Prizren

ramush haradinaj me strukturen e partiseAleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj shumë shpejt mund të dalë nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës në Prizren. Kjo për faktin se organet drejtuese do të marrin vendim që pos largimit të të gjithë atyre që kanë probleme me ligjin, t’i rishikojnë koalicionet, ku AAK është në bashkëqeverisje.

“Qeverisja në komunën e Prizrenit ka probleme me ligjin. Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe disa njerëz në këtë qeverisje kanë probleme me ligjin, dhe AAK gjatë janarit do të vendos për këtë koalicion. Me gjasë, këtu do të ndërpritet bashkëpunimi ndërmjet këtyre partive, për faktin se njerëzit e PDK-së kanë probleme me ligjin”, i ka thënë Gazetës Blic një zyrtar i lartë brenda AAK-së.

Sipas këtij zyrtari, pos në Prizren, AAK do t’i rishikoj koalicionet në secilën komunë që i ka dhe ku ka probleme udhëheqësia me ligjin, do të veproj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka mbledhur strukturat e partisë së tij, për t’u dhënë mesazh se kushdo që ka problem me ligjin, është mirë që vetë ta lëshoj partinë. AAK ditët në vijim do të nis edhe hapat e parë drejt kësaj reforme të paralajëmruar nga ana e Haradinajt.Mirëpo, në AAK zyrtarisht nuk kanë dashur të flasin se si do të veprojnë me koalicionin me PDK-në në Prizren.

Pas këtyre deklaratave të liderit të AAK-së, ka qenë deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ai i cili i ka tërhequr vërejtjen sidomos për koalicionin në Prizren.

“Po më vjen mirë nëse vërtet keni vendos me nda ,,shapin prej sheqerit,,. Veç desha t’ja u kujtoj se AAK-ja është koalicion në Prizren me njeriun që gjykata e ka dënu për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pasurisë publike. Ndërsa në Dragash jeni gjithashtu koalicion me njeriun që është duke u gjykuar nga drejtësia për keqpërdorim të pasurisë publike. A do ta pastroni oborrin detajisht apo sipërfaqsishtë?”, ka thënë Berisha.

Pas deklaratave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Arbër Rexhaj. Edhe ky i fundit ia ka rikujtuar Haradinajt se në Prizren është në bashkëqeverisje me krimin.

“Krim është edhe bashkëqeverisja me ata të cilët e degraduan komunën tonëkaq keq. Kur flet për krimin, edhe bashkëpjesëmarrja në krim është krim. Nuk mund të flasësh për krimin Haradinaj kur AAK në Prizren është në koalicion me shkelësit e ligjeve. Krimi nuk ka emër tjetër krimi është krim”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

Për më tepër ndiqni fjalimin e Ramush Haradinajt, që e mbajti sot para strukturave të partisë ku u thotë atyre se në këtë parti nuk do të ketë vend për kriminelët./ Gazeta Blic

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Policia në Prizren/ Bashkëpunim për shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik

Menaxheri i Postës së Kosovës – Regjioni i Prizrenit, Liri Ramadani, së bashku me stafin e tij, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit...

Çeku: Këto ditë pritet të shpallet rezultati i procedurës së prokurimit për ndërtimin e katër stadiumeve

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çeku bëri të ditur se këto ditë do të shpallet rezultati i procedurës së...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit