Parregullsi në përzgjedhjen e stomatologëve në Prizren

Prizren-shtepia bardheNë fillim të këtij muaji, më shumë se 20 mjekë-stomatologë nga rajoni i Prizrenit kishin konkurruar për një konkurs për tri pozita, në lagjen “Bajram Curr”, në fshatin Korishë dhe në fshatin Romajë të Hasit.

19 stomatologët që thonë se u është bërë e padrejtë në mospërzgjedhjen e tyre, kanë bërë ankesë në organet kompetente të kësaj komune. Ata po ashtu kanë nënshkruar edhe një peticion kundër vendimit të komisionit të formuar nga Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, raporton KTV. Stomatologët Fejzë Kabashi dhe Krenar Gashi pohojnë se ky komision nuk ka qenë kredibil për të bërë përzgjedhjen e duhur. Ata thonë se u është bërë e padrejtë, pasi që nuk janë dhënë mundësi ankese pas konkursit dhe nuk janë zgjedhur njerëzit e duhur për këto pozita.

Ndërkohë, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Zyber Rizanaj, ka thënë se përzgjedhjen e këtyre tre stomatologëve e ka bërë komisioni i formuar nga komuna.

“Ne nuk jemi të përfshirë në përzgjedhjen e mjekëve. Vetëm kemi formuar komisionin ad-hoc për zgjedhjen e tyre”, ka thënë drejtori Rizanaj, transmeton Koha.net.

Ky është vetëm konkursi i dytë në komunën e Prizrenit për punësimin e stomatologëve. Që nga viti 2007, asnjë stomatolog i kësaj komune nuk është pranuar nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare, por punojnë vetëm nëpër ordinanca private.

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit