19.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Studentët që studiojnë jashtë, të zhgënjyer me politikanët kosovarë

Studentet kosovare qe studiojne jashteNjë grup studentësh nga Kosova që ndodheshin për dy javë në Uashington, thonë se janë të zhgënjyer nga mesazhet që japin politikanët e tyre. Ata shpresojnë se do të dalë një brez i ri që do të sjellë një frymë më të mirë në skenën politike.

Studentët gjatë vizitës në SHBA e të cilët po marrin pjesë në një kurs në Universitetin Trinity të Uashingtonit, i drejton Faton Bislimi, profesor i asociuar në Universitetin e Albertës në Kanada.

“Ju e dini se Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë e atyre të Evropës Juglindore ende çalojnë në aspektin e zhvillimit ekonomik. Sistemi arsimor në Kosovë dhe në vendet e rajonit ende është në fazën e konsolidimit, dhe mungojnë programet që u ofrojnë studentëve dhe njerëzve profesionistë njohuri më të thelluara dhe më të fokusuara në aspektin e zhvillimit ekonomik ndërkombëtar, që posaçërisht fokusohet në vendet në tranzicion dhe vendet e pazhvilluara”, thotë profesori Bislimi për Zërin e Amerikës.

Studentja Filloreta Gashi, e cila studion në Gjermani, vëren se ka dallime të dukshme ndërmjet sistemit arsimor evropian dhe atij në Shtetet e Bashkuara.

“Dallojnë shumë. Ndoshta për shkak se këtu është një qendër botërore në të cilën mblidhen të gjitha vendet e botës, përderisa në institucionet e Evropës kanë të bëjnë më shumë me kontinentin e Evropës dhe vendet të cilat janë të kyçura aty”, thotë ajo.

Studentët thonë se pavarësisht përparimit të bërë nga shqiptarëve drejt integrimit evropian, mbetet ende shumë punë. Disa prej tyre shprehen të zhgënjyer nga mesazhet që ka dhënë politika në Kosovë gjatë viteve të fundit.

“Ne jemi shtet që jemi ende në tranzicion, por jemi në një periudhë që kemi mungesë institucionale. Dhe unë besoj që politikanët tanë kanë nevojë për edukim të mëtejshëm për sa i përket marrëdhënieve me vetë publikun, por edhe premtimeve dhe vetë arsyes pse ata qëndrojnë në pozicione të caktuara politike”, thotë Merlinda Tahiri nga Universiteti i Prishtinës.

Sipas studentëve, do të ishte më mirë që më shumë të rinj nga Kosova të vijnë për të studiuar në SHBA, por kostoja e lartë i pengon. Krahas leksioneve studentët janë pritur edhe nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright dhe kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresmeni Joe DioGuardi.

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. “Temperaturat minimale...

Demaskimi i Deepfake Phishing-ut: Mbrojeni veten nga taktikat e reja të bazuara në IA

nga Dren Gërguri Phishing-u nuk është fenomen i ri, është përdorë për dekada të tëra, për të hakuar ose për të depërtuar apo për t’u...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit