Veteranët në pritje

veteranet protestaAs dalja nga ngërçi politik nuk u gjeti zgjidhje shoqatave të dala nga lufta. Madje as protestat atyre nuk kryen punë. Ndonëse Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e dytë të hënën në të nuk u diskutua çështja e pranimit në UP e më shumë se njëmijë nxënësve të familjeve të dala nga lufta.

Ai i cili po u prin kësaj çështje ministri i arsimit, Arsim Bajrami, i ka thënë gazetës “Tribuna” se as të hënën nuk është diskutuar asgjë në mbledhjen e Qeverisë lidhur me kërkesat e OVL-së.

“Jo asgjë nuk është diskutuar. Jam në mbledhje nuk mund të flas”, ka thënë Bajrami. As në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës nuk është diskutuar ende asgjë lidhur me pranim ose jo të studentëve të rinj në UP. Kryetarja e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj, u shpreh se ish- zëvendës ministri i Arsimit ka koordinuar punët e mbledhjes së Këshillit, rektorit si dhe pjesëtarëve të OVL-së.

Tash me largim të ministrit Buja, Islamaj u shpreh se procesi ka ngecur. “Komisioni që u themelua nuk u mbajt më, sepse aty i ka koordinuar punët zëvendësministri, ai nuk është më në atë pozitë. Kështu që tash ka mbetur puna vetëm tek ministri i ri”, tha Islamaj…/tribuna/

Më Shumë

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit