28.2 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Qeveria e Luksemburgut do të vazhdojë përkrahjen në shëndetësi

spNjë delegacion i Qeverisë së Luksemburgut, i udhëhequr nga Luca Brusati, ka vizituar Spitalin Rajonal në Prizren, ku është pritur nga drejtori ekzekutiv, Dr. Afrim Avda, Mr. Sci. Në takim është biseduar për bashkëpunimin, investimet e kryera dhe ato që pritet të realizohen në të ardhmen.

”Qeveria e Luksemburgut është e interesuar të vazhdojë mbështetjen për shëndetësisë në Kosovë. Ne vlerësojmë punët e kryera deri më tani dhe jemi të interesuar të shohim se cilat janë kërkesat dhe komponentët më prioritarë që do të realizohen në kuadër të projekteve të parapara për realizim dhe zhvillim të shëndetësisë në Kosovë në përgjithësi, përfshirë edhe spitalin e Prizrenit”, – tha përfaqësuesi i Qeverisë së Luksemburgut, z. Luka Brusati, duke veçuar investimet për Sisitemin e Informimit Shëndetësor.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, ka vlerësuar shumë të rëndësishme investimet e Qeverisë së Luksemburgut dhe ka falënderuar për punën dhe investimet e kryera që kanë mundësuar punë më të efektshme dhe përfitime të gjithë qytetarëve.

” Ne falënderojmë Qeverinë e Luksemburgut për të gjitha investimet e bëra në Kosovë dhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Me këto investime është mundësuar efektiviteti më i madh i punës, që pozitivisht ka ndikuar si te personeli i spitalit, po ashtu edhe te qytetarët e Prizrenit dhe më gjerë. Ne jemi të gatshëm dhe me përgjegjësi të plotë do të marrim të gjitha obligimet tona, në mënyrë që investimet e Qeverisë së Luksemburgut të destinohen në vendin e duhur dhe të zbatohen në praktikë”, – pohoi drejtori ekzekutiv, Dr. Afrim Avdaj.

Të dy palët e kanë vlerësuar të suksesshëm bashkëpunimit e deritanishëm dhe gatishmërinë e forcimit edhe më të madh të bashkëpunimit të dyanshëm, me qëllim të zhvillimit të shëndetësisë dhe ofrimit të kushteve sa më të mira të punës për personelin shëndetësor dhe shërbimeve sa më cilësore dhe efikase për qytetarët.

Më Shumë

Momenti emocionues i nënës së dëshmorit Bahri Gollopeni të cilit dje iu zbulua busti

Në fshatin Dobërdelan të Suharekës, të shtunën është zbuluar busti i dëshmorit Bahri Gollopeni. Në ceremoninë e organizuar, një moment tejet emocionues ishte përballja e...

Sylejman Çoçaj, emri që nuk harrohet

Sylejman Çoçaj lindi në vitin 1927, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në një familje zejtarësh me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor dhe gjimnazin...

Lajmet e Fundit