Vendos Qeveria: S’ka më kosovarët të shkojnë në luftëra te huaja

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisEkzekutivi i vendit ka miratuar të premten Projektligjin që parandalon qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftërat e huaja.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se është e nevojshme të krijohet korniza ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e personave që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit.

Ndryshe, agjenda prej 25 ligjeve do të jetë prioritet i qeverisë Mustafa gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa Ligji për Gjykatën Speciale, ai për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura dhe Projektligji për Parandalimin e Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja, do të procedohen në seancat e ardhshme të Kuvendit.

Ndërsa, ekspertët kanë parashikuar se këto ligje mund të kalojnë me procedurë të përshpejtuar pasi që janë shqyrtuar në nomenklaturën e kaluar.

Më Shumë

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Lajmet e Fundit