20.8 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025

OAK thotë se Noteritë po bëjnë interpretim të gabueshëm të Ligjit

20141220175815329646Oda e Avokatëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor, ku morën pjesë 56 delegatë, nga 85 sa janë gjithsejtë.

Kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna, para delegatëve prezantoi raportin e aktiviteteve të OAK-së në përgjithësi gjatë periudhës janar – dhjetor 2014.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, si organizatë e pavarur e avokatëve në Republikën e Kosovës, është përcaktuar në mënyrë të veçantë për respektimin dhe realizimin e kërkesave të ligjvënësit në sistemin juridik të Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në këto kërkesa, Oda e Avokatëve të Kosovës është duke punuar vazhdimisht në arritjen e rezultateve konkrete, që i referohen shërbimit për avokatë e praktikantë të avokatisë, profesionit ligjor dhe komunitetit’, tha Dobruna, raporton Koha.net.

Sipas tij, Oda e Avokatëve të Kosovës ka shtrirë bashkëpunimin me institucione tjera për rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimit të politikave të përbashkëta për ofrim të shërbimeve sa më të mira për qytetarë.

Dobruna në fjalën e tij paraqiti një mori aktivitetesh të tjera të cilat janë zhvilluar duke përfshirë edhe të arriturat, sfidat që e kanë përcjell Odën për gjatë këtij viti. Mbi këto rezultate të prekshme, sipas Dobrunës, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe organet e saj kanë vazhduar zbatimin e politikave të ndërtuara nga ky Kuvend.

Në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës është diskutuar dhe janë aprovuar edhe këto dokumente; Raporti i Auditimit financiar për vitin 2013, Buxheti i OAK për vitin 2015, Ndryshimet e Tarifës së OAK-së, Rregullorja për Punën e Kuvendit të OAK-së, Aneks Statuti i OAK-së dhe zgjedhja/plotësimi i Komisionit Disiplinor.

Një theks i veçantë iu kushtua çështjes së sistemit të Noterisë në Republikën e Kosovës e cila u kritikua ashpër nga avokatët e pranishëm, pasi sipas tyre, Noteria e ka keqkuptuar misionin e saj duke interferuar në punën e avokatëve. Ata kërkuan se kjo çështje të zgjidhet në mënyrë institucionale.

Lidhur me këtë, kryetari i Odës së Avokatëve, Ibrahim Dobruna tha se në vazhdimësi ka ankesa nga ana e avokatëve për ndërhyrjen e noterëve në punën e tyre. Dobruna më tutje shtoi se problemi qëndron në interpretimin e gabuar të Ligjit mbi noterinë, ku përcaktohet se noterët mund të përpilojnë dokumente, porse nuk është patjetër që vetëm noterët mund të bëjnë këtë punë.

“Ata tani nuk e pranojnë përpilimin e kontratave apo të parashtresave të tjera nga ana e avokatëve, dhe nuk i vërtetojnë duke u thirrur se ajo është e drejtë ekskluzive e tyre. Ata janë duke e bërë një interpretim të gabuar të ligjit, por njëkohësisht ka interferim në Ligjin mbi avokatinë, i cili e përcakton qartë se avokatët e kanë autorizimin që të nënshkruajnë, përpilojnë të gjitha parashtresat, e roli i noterisë do të jetë vetëm që të vërtetojë”, tha Dobruna.

Me kërkesë të delegatëve të Kuvendit, u autorizua Këshilli Drejtues i OAK-së për themelimin e një Komisioni i cili do t’i paraqet propozimet konkrete për tejkalimin e kësaj situate.

Më Shumë

Beteja për Albulenën

Nga Mero Baze Beteja e parë për Albulenën ka ndodhur në vitin 1457, në një fushë mes Lezhës dhe Krujës, por me një raund final....

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën...

Lajmet e Fundit