Komuna e Prizrenit nis rrënimin e objekteve jashtë planit rregullativ, reagojnë banorët

rrenimet-620x330Javët e fundit, komuna e Prizrenit ka filluar me rrënimin e objekteve që janë në kundërshtim me planin rregullativ të qytetit. Rrënimet kanë filluar në lagjen “Ortakoll” dhe do të vazhdojnë edhe në lagjet tjera.

Mirëpo, me këto rrënime nuk janë pajtuar banorët e kësaj lagjeje. Ata kanë thënë se me këto rrënime, komuna ua ka dëmtuar bizneset, edhe pse banorët kishin kërkuar afat deri në pranverë që të rregullojnë këtë problem, raporton KTV.

Derisa Shadan Shasivari ka pohuar se në momentin e rrënimit të një pjese të shtëpisë, janë keqtrajtuar nga Policia e Kosovës.

Në mbrojtje të qytetarëve dhe të qytetit, kanë dalë edhe aktivistë të “EC Ma Ndryshe”. Elmedina Baxhaku ka deklaruar se komuna ka bërë përzgjedhje të rrënimeve.

Mirëpo, këto vlerësime i ka mohuar Bedri Bytyqi, drejtor i Inspektoratit në Komunës së Prizrenit.

“Ne nuk i kemi dëmtuar bizneset sepse prona është pronë publike dhe ne vetëm kemi larguar anekse të objekteve nga prona publike e komunës së Prizrenit”, ka thënë Bytyqi, duke theksuar se rrënimet do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit