Urimi i Nismës në Prizren për Krishtlindje

Nisma per kosove1Nisma për Kosovën, Dega Prizren ka shprehur urimet më të përzemërta me rastin e festës së Krishtlindjeve.
“Nisma për Kosoven – dega Prizren vlerëson lartë Ipeshkvinë e Kosovës dhe në veçanti Kishën Katolike në Prizren , për kontributin që përherë e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin , duke mbjell dashuri midis njerëzve pa dallim etnie apo besimi fetar. Dashuria dhe toleranca ndërfetare në Republiken e Kosoves , në vazhdimësi po dëshmon vlerat e popullit shqipëtar ndër shekuj”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

Nisma për Kosoven – dega Prizren përmbyll urimin me shpresën se Krishtlindjet e ardhshme do të na gjejnë më mirë , më të begatë në shtëpitë tona dhe mbi të gjitha më të përkushtuar në ndërtimin e një shteti me vlera demokratike.

Më Shumë

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit