Qeveria Mustafa imiton Qeverinë Thaçi 2

HashimThaci-IsaMustafaJanë bërë pothuajse një muaj që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan formimin e Qeverisë Mustafa 1, por kompletimi i dikastereve qeveritare me zv/ministra ende nuk ka ndodhur.

E kjo zvarritje sipas njohësve të çështjeve politike, po ndodh për shkak të presionit të madh brenda strukturave të partive në pushtet për t’i sistemuar njerëzit e tyre në qeveri, shkruan “Tribuna”.

Sipas tyre, në Kosovë është krijuar një traditë që nëse një parti vije në pushtet, atëherë një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë së saj akomodohen nëpër ministri.

Artan Muhaxhiri konsideron se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë të obliguar që të bëjnë një balance në momentin e përzgjedhjes së zv/ministrave.

“Pushteti po konsiderohet si një mundësi pune për të gjithë, prandaj ka shumë kërkesa ndaj të dy liderëve të cilat nuk mund të plotësohen. Andaj këta dy liderë synojnë të bëjnë balance dhe të krijojnë një baraspeshim në mes kërkesave të individëve dhe mundësive institucionale”, ka thënë Muhaxhiri.

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit