A do të ketë reduktime natën e Vitit të Ri, flet zëdhënësi i Qeverisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, tha se do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike në ditët e ndërrimit të motmoteve.

Kryeziu tha se kjo do të ndodhë falë ndihmës që Shqipëria do t’ia jap Kosovës.

“Ne padyshim se jemi falënderues Republikës së Shqipërisë për ndihmën e ofruar e cila është në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes dy qeverive sa i përket fushës së energjisë. Dhe ky bashkëpunim do ta mundësojë ose do të sigurojë që gjatë ndërrimit të motmoteve të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike. Kështu që atmosfera festive të mirëmbahet ashtu siç duhet”.

“Ky është një bashkëpunim që dy qeveritë e kanë me njëra-tjetrën sa i përket shkëmbimit të energjisë elektrike apo formave të tjera të kompensimit”, ka thënë Kryeziu në Klan.

Para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se po e përcjell me vëmendje gjendjen me krizën e energjisë elektrike që po mbizotëron në Kosovë.

Rama theksoi se ka kërkuar që të gjendet forma që Shqipëria t’i dalë në ndihmë Kosovës që të ketë rrymë në ditët e ndërrimit të moteve.

Gjatë seancës së djeshme Kuvendi i Kosovës i ka rekomanduar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit