1 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

A do të rrijë Vjosa Osmani në LDK, Quni tregon çfarë i ka thënë ajo

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka folur lidhur me pozicionin aktual të nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmanit, derisa ka zbuluar edhe atë që i ka thënë kryeparlamentarja në ditën kur u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Quni thotë se ka kërkuar nga Osmani ditën e mocionit një deklarim lidhur me pozicionin e saj pas votimit të mocionit.

“Ditën kur është bërë votimi për shkarkimin e Qeverisë unë e kam shfrytëzu një moment por ai është një ndër momentet më të rëndësishme ku unë kam kërkuar nga ajo një deklarim çka pas momentit kur qeveria duhet me u largu, si është qëndrimi i saj brenda LDK-së ajo ka qenë kundërshtare që të shkarkohet qeveria, kjo temë kur është trajtuar brenda strukturave ajo e ka kundërshtu, ka pas mendime të ndryshme, parashikime te rreziqeve”, ka thënë Quni në T7.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se Osmani i ka premtuar në mënyrë kolegiale që pa marrë parasysh se çka ndodhë, ajo nuk do të largohet nga LDK-ja.

“ Vlerësimi i saj ka qenë një ndër vlerësimet mat prera, edhe unë kam pas një dileme çka pasi të votohet mocioni, ajo më ka premtu në mënyrë kolegiale, shoqërore, që pa marrë parasysh çka do të ndodhë ajo do të mbetet brenda LDK’së e njoh si një kolege të fjalës, kam besim që e mban fjalën, sa do që sfidohet, sado që ka etiketime, po kalon nëpër situata tepër të vështira, e ka mbështetjen time, unë e vlerësoj, pa marrë parasysh se në disa çështje nuk pajtohemi, jam mëse i bindur që e ardhmja e zonjës Osmani është brenda LDK’së”, ka thënë Quni. /Insajderi.org

Më Shumë

Latifi: Cena ishte kontribuues i madh i penës dhe i pushkës

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, familjarë dhe degën e OVL-UÇK-së në Rahovec, kanë bërë homazhe te varri i Sabahajdin Cenës në përvjetorin...

Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

Kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, e cila do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 3 orë në vetëm 30 minuta. Ekspertët e...

Lajmet e Fundit