19.9 C
Prizren
E premte, 17 Shtator, 2021

A duhet të testohen nxënësit para fillimit të vitit të ri shkollor? – flasin nga komuniteti i arsimit

Nëse institucionet shëndetësore në vend rekomandojnë që të bëhet testimi i nxënësve ndaj Covid-19 para fillimi të vitit të ri shkollor, komuniteti i arsimit nuk do ta kundërshtoj këtë kërkesë, raporton Ekonomia Online.

Pasi që shumë vende në botë do të testojnë fëmijët para fillimit të ri shkollor, kryetari i Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, thotë se kjo çështje iu mbetet shkollave që të angazhohen në këtë drejtim.

“Është një detyrë shumë e vështirë kjo po që ju mbetet shkollave, drejtorive arsimore dhe prindërve të angazhohen për nxënësit, ngase ne nuk e kemi të drejtën që të merremi me nxënësit ngase ajo e jona është që ne të vaksinohemi dhe duke këshilluar edhe nxënësit që edhe ata t’i mbrojmë sa më shumë që viti shkollor të ketë rrjedhë të mbarë”.

“…jo do të jetë një problem shtesë pasi që e rrezikon dukshëm edhe rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor”, tha ai për EO.

Ai thotë se kërkesën për testimin e nxënësve para fillimit të vitit të ri shkollor, iu takon drejtorive komunale të arsimit, pasi që thotë se nëse kërkesa vjen nga SBAShK, ai potencon se do të kritikohen.

“Po i mbetet drejtorive arsimore ta bëjnë këtë kërkesë ngase ne angazhohemi ne këtë çështje njerëzit mund të thonë që SBAShK po i del punë edhe me nxënësit, do të ishte mirë që ta kemi një pasqyrë reale të situatës që të testohen pasi nëse shteti edhe institucionet e shohin të udhës që të fillojë edhe vaksinimi i moshave të reja me qëllimin e vetëm që edhe ata ta kenë një mbrojtje, duke qenë të gjithë të mbrojtur”.

“Punëtorët e arsimit janë të gatshëm për vitin e ri shkollor, nga takimet që i kemi pasur me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci te ata kanë ardhur raporte se janë duke u përgatitur dhe pjesën më të madhe e kanë bërë, uroj që raportet e DKA-ve që kanë arritur në MAShT-i të jenë të sakta”.

Ndërsa, drejtori i institutit “Edguard”, Rinor Qehaja, thotë se një rekomandim i tillë nga institucionet shëndetësore duhet të mirëpritet nga komuniteti i shkollës.

“Unë vlerësojë që testimi  i nxënësve por edhe vaksinimi i tyre nuk është hiç larg mendsh. Kemi praktika të tilla të vaksinimit, tashmë të filluar nga vendet perëndimore, dhe si rekomandim nga institucionet shëndetësore nga këto vende, dhe si tillë edhe për vendin tonë kur vije si rekomandim nga institucionet përgjegjëse atëherë duhet të mirëpritet nga komuniteti i shkollës si diçka që kontribuon tutje në sigurinë e shëndetin e tyre gjatë kësaj periudhe të pandemisë”.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka thënë se pavarësisht se institucionet arsimore janë të përgatitura për nisje të vitit të ri shkollor me prezencë fizike më 13 shtator, mirëpo pas takimit me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, asaj i është rekomanduar që të respektohen masat aktuale edhe për një periudhë.

Më Shumë

Oda e Hotelerisë paralajmërojnë takim me Vitinë, kërkojnë që të lejohet puna edhe brenda lokaleve

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizimit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se kanë kërkuar që të negociojnë me ministrin e Shëndetësisë, Arben...

Trafikuan një të mitur në Prizren, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi që trafikuan një femër të mitur, raporton PrizrenPress Policia ka njoftuar se viktima është strehuar në vend të...

Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e...

Dita e Cristiano Ronaldos

Sot është dita e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez sot do ta bëjë rikthimin e tij në “Old Trafford” me Manchester Unitedin. “Djajtë e Kuq” përballen...

Sot fillon votimi përmes postës për zgjedhjet e 17 tetorit

Sot fillon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës të cilët janë regjistruar suksesshëm për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas afateve të...

Fjalorthi arbëresh i shqipes së vjetër

Arbëreshët e Italisë, krenohen me trashëgiminë e madhe sa të pasur kulturore, që, mrekullisht e kanë përçuar brez pas brezi nëpër shekuj. Nga Komuna e...

Vdes 73-vjeçari pasi nuk kishte vend për t’u shtrirë në spitale

Një 73-vjeçar amerikan, Ray DeMonia vdiq pasi nuk pati asnjë shtrat të lirë në 43 spitale. Ai nuk po kërkonte trajtim për COVID-19, por kishte...

Gjykata Supreme i liron nga disa pika të akuzës të dënuarit për fajde në Prizren

Gjykata Supreme Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se i ka liruar nga disa pika të akuzës të dënuarit për fajde. Kolegji i...

Dy tërmete godasin veriun e Shqipërisë

Veriu i Shqipërisë është goditur nga 2 tërmete gjatë natës. Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04: 20 dhe kishin magnitudë 4.1. Sipas EMSC...

Gastronomët paralajmërojnë largimin e arkave fiskale: Është mbushur kupa, s’kemi asnjë ndihmë

Qeveria e Kosovë nuk është koordinuar me Shoqatën e Gastronomëve për asnjë vendim të marrë sa i përket masave anti-Covid. Veton Zuka nga Shoqata e...

Kuvendi nesër rinis punimet për sesionin vjeshtor

Kuvendi i Kosovës nesër rikthehet me mbledhjen e kryesisë, ku edhe pritet të caktohet seanca e re. Në këtë mbledhje përveç shqyrtimit të pikave të...

Dënohet Këshilltari i Asamblesë Komunale në Prizren, për mos deklarim të pasurisë

Ilir Baldedaj, i akuzuar për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prizren me...

Haskuka në konakun e dy kandidatëve për Kuvend të Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në kuadër të parafushatës zgjedhore, ka vizituar konakun e shtëpisë së dy kandidatëve për...

Opozita kundërshton shtyrjen e zgjedhjeve

Partitë opozitare në Kosovë nuk po e mbështesin kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar që të mbahen më 17 tetor...

20,652 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 20,652. Numri...

Kuteli, ylli që shndriti letrat shqipe

Mjeshtri i realizimit magjik, rrëfimtar i shkëlqyer, përkthyes i majave të letërsisë botërore; njëherësh edhe studiues dhe financier me kontribute të mëdha për ngritjen...

Lajmet e Fundit