14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

A e kishte parashikuar Albin Kurti themelimin e Asociacionit të Komunave serbe (Video)

A e kishte ditur Albin Kurti para 8 viteve se sot do të krijohen Asociacionet e Komunave Serbe dhe me të drejtat që ato do të gëzojnë nga dje?. Në një prej protestave të Vetëvendosjes para shpalljes së pavarësisë, Kurti kishte folur për këtë “Asociacion” me detaje.

“Po dojnë me maru komuna me shumicë serbe dhe që do të kenë shumë më shumë kompetenca se komunat me shumicë shqiptare. Ata do të kenë të drejtë të drejtojnë universitete e me menaxhu spitale.

Kjo nuk ndodhë me komunat shqiptare. Tjetra është që do të kenë të drejtë të lidhen horizontalisht me vetveten dhe vertikalisht me Beogradin. Dojn me na maru diçka të ngjashme si Republika Srpska mrena Kosovës. Me na maru ni kancer mrena që e kontrollon Serbia edhe krejt koha dhe nervat e energjia do të na shkoj ta eliminojmë”, kishte thënë ndër të tjera Albin Kurti.

Përndryshe dëgjojeni fjalimin nga minuta 4:40 sekonda. /Zeri.

 

Më Shumë

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Lajmet e Fundit