5.1 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

A mund të anulohet kampionati? Flet zyrtari i FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës është ende në pritje të përgjigjjes për lejen nga autoritetet për të nisur futbollin, teksa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pritet që t’i jap udhëzime dhe rekomandime Ministrisë së Shëndetësisë për të dalë me një vendim zyrtar në lidhje me lejimin e rikthimit të aktiviteteve sportive apo jo.

Isak Ejupi, nënkryetar i Komisionit të Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka theksuar në Klan Kosova që kampionati mund të përfundojë pasi që nuk janë zhvilluar 70% e ndeshjeve.

“Nëse janë përfunduar 70 për qind të ndeshjeve, mund të shpallet edhe kampioni. Por janë edhe 11-të ndeshje për t’u zhvilluar ndaj nuk kanë përfunduar 70% të ndeshjeve dhe mund të anulohet edicioni”, ka thënë Ejupi në Klan Kosova.

‘Testet e koronavirusit mund të na jap UEFA, në këto rrethana mund të anulohet edicioni’

“Janë planet A, B dhe C, por s’mund të themi që mund të aplikohen sepse nuk e dimë situatën në vazhdim. FFK nuk pranon të rrezikojë shëndetin e futbollistëve”, u shpreh ai.

Më Shumë

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që...

Rahoveci triumfon ndaj Yllit, diferenca zbret në një pikë

Rahoveci 029 ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 74:69 (18:13, 19:17, 19:19, 19:20), në kuadër të javës...

Lajmet e Fundit