A mund të kemi një gegnishte letrare?

Për fat të keq, sa herë që lexon komente të shkruara gjoja në gegnisht apo poezi që shkruhen me këtë dialekt, shqetësohesh pasi dy gegë nuk përdorin të njëjtën gegnishte. Ky është problemi që ka vënë në dukje në një shkrim, profesori i mirënjohur gjerman dhe miku i shqiptarëve Hans Joachim Lanksch:

Kur lexon shkrimet e komentet e gegeve dhe gegëve tanë në këte grup interneti dhe gjetiu, të zë zgjeba. Çdonjeni dhe çdonjena shkruen ndryshe, simbas qejfit të vet. Kjo s’asht gjuhë por nji idiomë lesh e li.

Nuk asht për t’u çuditë se jogegët e quejnë gegnishten “dialekt”.

Nga ana tjetër as nuk asht çudi se gegnia shkruejnë siç flasin në shpi, në rrugë apo në stadium futbolli. Shqipja gege nuk jepet nëpër shkolla. Nuk ekziston ndonji gramatikë të botueme dhe aktuale, kusht për çdo gjuhë letrare.

Mësova që ekziston dorëshkrimi i manualit të Martin Camajt, “Albanian Grammar”. Dorëshkrimi ruhet si dhe trashigimia e tij letrare në arhivin letrar të Mynihut, znj. Camaj e ka të fotokopjueme.

Dorëshkrimi i Martin Camajt asht shkrue në shqip dhe pjesërisht në gjermanisht.

“Albanian Grammar” përmban edhe leksione me ushtrime për përdorues anglishtfolës që duen me ta mësue shqipen, edhe pjesë gramatikore.

Propozoj me nxjerrë pjesët (shpjegimet) gramatikore, tabelat gramatikore si dhe tekste këndimi. Pjesë përmbamëse gjermanisht mund të përkthehen shqip (gegnisht) e kështu krijohet nji gramatikë e gegnishtes letrare moderne që mundet me shërbye si bazë për gegnishten letrare.

Mendoj se nji gramatikë e gegnishtes asht ma se e nevojshme për me krijue ma n’fund bazën e nji gegnishte të përbashkët letrare, së paku (fillimisht) mbrenda Shqipniet.

Propozimi im nënkupton punë serioze, angazhim dhe përkushtim specialistësh gjuhëtarë (p.sh. prof. Arben Prendi, ak. Kolec Topalli) dhe shkrimtarësh që e praktikojnë dmth. e shkruejnë gegnishten (p.sh. Primo Shllaku, Lisandri Kola, Ledia Dushi) e të tjerë që nuk i njoh apo nuk po më bien ndërmend. Propozim-projekti nënkupton edhe lekë….

Në fund, mendoj se kjo ndërmarrje kuptimplotë mundet me u përballue me vullnesën e fortë e të përbashkët të krejt atyne që e kanë për zemër gjuhën gege.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit