7.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Shkurt, 2021

A ua la shenjë largimi i Vjosa Osmanit dhe pse po garon për kryetar të LDK’së, tregon Quni

Ish-ministri dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Anton Quni, ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Quni ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, rënien e Qeverisë Kurti dhe largimin e Vjosa Osmanit nga kjo parti, shkruan Express.

Anton Quni nga LDK’ja ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK’së.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK’së.

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, ka shtuar tutje Quni.

Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post.

Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.

Ai ka folur edhe për dështimin e LDK’së në këto zgjedhje ai tha se ende nuk kanë bërë analizë reale, por se ishte i pari i partisë ai që mori përgjegjësinë duke liruar detyrën.

Ai ka thënë se kryesia e LDK’së mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Fakti që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka paralajmëruar dorëheqjen dhe lirimin nga të gjitha përgjegjësitë, po ashtu edhe gatishmëria e të gjithë anëtarëve të kryesisë së LDK’së që janë në Kryesi në dorëheqje do të thotë që ekziston marrje e përgjegjësive për dështimet në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit”, është shprehur Quni në Pressing.

Tutje, ai tha se në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në LDK, pritet një analizë sa më objektive.

“Nuk është bërë ndonjë analizë empirike, më shumë jemi marrë çka tutje. Pres që do të bëhet një analizë sa më objektive”, theksoi ai.

“Jam i bindur që Kurti e ka parashikuar këtë ditë”, Quni flet për rënien e Qeverisë Kurti

Quni ka folur edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe shkarkimin e Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme. Ai dyshon se e gjithë kjo që ndodhi vitin e kaluar ishte plan nga i pari i VV’së.

“Unë jam më se i bindur se z.Kurti e ka parashikuar reagimin tonë”, thotë Quni.

“Nuk është që është amator (Albin Kurti) në skenën politike”, theksoi ai.

“A e ka bërë me qëllim që ne të reagojmë dhe të vijë deri te prishja e partneritetit e pastaj të ndërmerr masat me tërë atë luftën propagandistike, atë luftën speciale që me ardh deri te kjo situatë ku ka siguruar një shumicë të votave në parlamentin e Kosovës, kjo është çështje që duhet me u studiu”, tha Quni.

“Që të plotësohet kjo problematikë është edhe qëndrimi i zonjës Osmani”, tha ai.

Quni për largimin e Vjosa Osmanit: Jo që na ka lënë shenjë, por na ka përgjysmuar

Ai e ka komentuar largimin e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike.

Sipas tij, largimi i saj e ka dëmtuar LDK’në në atë masë, sa që iu janë përgjysmuar votat këtij subjekti politik.

“Jo që na ka lanë shejë, por e ka përgjysmu Lidhjen Demokratike të Kosovës. E ka humbur përgjysmë forcën e Lidhjes Demokratike”, ka deklaruar ai.

“Mund të them që ajo ka qenë më e zëshmja brenda takimeve të Kryesisë së LDK’së, ku duhej ta gjenim mënyrën për të mos ardhur deri te transformimi i qeverisë. Ajo nuk ka ndërruar qëndrim”, ka thënë tutje Ministri i Mbrojtjes në detyrë në Pressing.

“Ajo më këmbëngulësinë e saj, ajo thjesht, filloi të identifikohej si personalitet që tani fillon të krijojë favore për Lëvizjen Vetëvendosje. Pastaj filluan zëra brenda Kryesisë ku thuhej se Osmani është kundër interesave të kryesisë së LDK’së, derisa ne u sfiduam si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm për të votuar për lirim e saj nga përgjegjësitë që i ka bartur në LDK”

“Nuk ishte përjashtim, ajo ishte nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm në LDK. Nuk më kujtohet saktë formulimi por bëhej fjalë për nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë. Edhe këtë hap e kam parë të gabueshëm që do të krijojë pasoja dhe prandaj nuk kam votuar që Osmani të largohet. Kam votuar kundër”.

Quni tregon rrjedhën e ngjarjeve në LDK deri te shkarkimi i Osmanit: Unë votova kundër

Kandidati për deputet ka treguar rrjedhën e ngjarjeve prej kur Osmani doli kundër qëndrimeve të Kyresisë së LDK’së e deri në largimin e saj nga dy pozita brenda partisë.

Quni tha se gjithçka kishte filluar kur ajo ishte bërë më e zëshmja brenda takimeve të Kryesisë së LDK’së, që të mos transformohej qeveria kur qeverisej nga koaliconi VV-LDK.

“Mund të them që ajo ka qenë më e zëshmja brenda takimeve të Kryesisë së LDK’së, ku duhej ta gjenim mënyrën për të mos ardhur deri te transformimi i qeverisë. Ajo nuk ka ndërruar qëndrim”, është shprehur Quni.

Tutje, ai tha se Osmani filloi të identifikohet si personalitet që fillon të krijojë favore për VV’në. Si rezultat, Kryesia e LDK’së u sfidua që Osmani të largohet ose jo nga pozita e nënkryetares dhe anëtarës së Kryesisë.

“Ajo më këmbëngulësinë e saj, ajo thjesht, filloi të identifikohej si personalitet që tani fillon të krijojë favore për Lëvizjen Vetëvendosje. Pastaj filluan zëra brenda Kryesisë ku thuhej se Osmani është kundër interesave të kryesisë së LDK’së, derisa ne u sfiduam si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm për të votuar për lirim e saj nga përgjegjësitë që i ka bartur në LDK”, ka thënë Quni.

Quni insistoi se nuk ishte përjashtim nga LDK’ja, vec një shkarkim nga dy pozita brenda LDK’së. Megjithatë, Quni tha se ka votuar kundër që Osmani të lirohet nga këto pozita.

“Nuk ishte përjashtim, ajo ishte nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm në LDK. Nuk më kujtohet saktë formulimi por bëhej fjalë për nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë. Edhe këtë hap e kam parë të gabueshëm që do të krijojë pasoja dhe prandaj nuk kam votuar që Osmani të largohet. Kam votuar kundër”, shtoi Quni.

Quni thirrje Vjosa Osmanit: Ktheju LDK’së nëse vërtetë je rugoviste

Quni i ka bërë thirrje Osmanit që të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Thotë se në LDK, Osmani do të kishte ndihmën e tij të pa rezervë.

“Nëse Vjosa Osmani në shpirtin e saj, në edukatën e saj bartë filozofinë rugoviane, bart rugovizëm, çmon vlerat e LDK’së, personalisht i bëj thirrje që ajo t’i kthehet gjenezës, t’i kthehet Lidhjes Demokratike të Kosovës’, tha Quni në Pressing.

“Ajo mund të sfidohet në dy drejtime, a dëshiron të bëhet presidente që e ka të garantuar nga z.Kurti apo dëshiron t’i kthehet shtëpisë së saj, për të cilën ajo ka thënë se është rrit brenda saj’, theksoi Quni.

“Nëse është kjo e dyta ajo do e ketë ndihmesën time, pa asnjë rezervë”, tha Quni./Gazeta Express

Më Shumë

Festa Çoçaj ka ditëlindjen, Shpend Lipa i bënë dhuratën e ëmbël

Blogerja dhe prezantuesja Festa Çoçaj tashmë e njohur për një pjesë të publikut, nuk po ndalet me postime. Festa, ka një tentim: të ekspozohry, të...

Sot është datëlindja e Adem Demaçit

Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi ka ndërruar jetë më 26 korrik të vitit të kaluar, ndërsa sot është përvjetori i lindjes së tij,...

Prizren, 13 raste të reja me Covid në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të...

Seedorf: Evropa nuk ofron shanse të barabarta për trajnerët me ngjyrë

Në futboll ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme, sidomos me fanellën e Milanit ku ka fituar tituj e Champions, megjithatë Clarence Seedorf nuk po...

Rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll

Pas ndeshjeve në Kupë dhe dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, sot (e mërkurë) rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll. Gjatë ditës së sotme do...

Vdes një ish-ushtar i UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Afrim Alijaj nga fshati Duajakë. Për këtë lajm ka njoftuar lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj. Ai ka...

Bitcoin i rikthehet fitimeve

Pas një rënie prej gati 10 mijë dollarë brenda tri ditëve, Bitcoin ka filluar ta rimerr vetën. Ky kthim i fitimeve të kësaj kriptovalute vjen...

Bideni shfuqizon vendimin e Trumpit për ndalesa ndaj imigrantëve

Presidenti amerikan Joe Biden ka përmbysur një vendim të ish-presidentit Donald Trump, për të bllokuar aplikuesit e lejeve të qëndrimit (green card), që të...

Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit në aksionin e djeshëm

Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit në aksionin e djeshëm Policia e Kosovës ka njoftuar se një prej të arrestuarve në aksionin e djeshëm në...

Dy persona në Prizren shpallen fajtorë për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve E.Sh., dhe A.K., për shkak se me datë 8 korrik 2018, në kohë...

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten 548 qytetarë

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 548 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID. 14 persona u arrestuan, tetë persona...

Shqetësuese/ Rritet numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale

Pandemia duket se ka varfëruar shumë familje kosovare. Sipas të dhënave të publikuar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, numri i familjeve që kërkojnë ndihmë...

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës  ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi në kërkim. Personi i kërkuar është Ramadan (Feriz) Sopaj i lindur me 03.05.1955 n?...

Zhduket një vajzë në Suharekë

Raportohet se viktima femër kosovare në Suharekë është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Shtyhet gjykimi ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë

 Ka dështuar të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, Jonuz Mazreku, i akuzuar për...

Fjalimi madhështor i Fishtës në Konferencën e Paqes: Pushtuesit nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të...

Lajmet e Fundit