10.6 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

AAK godet LDK’në: Isa Mustafa ofron qeverisje më të keqe se Hashim Thaçi

Isa mustafa me ramushin ne kuvendAleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e do Isa Mustafën për Kryeministër me arsyetimin se ai ka dështuar në Prishtinë dhe është model i keq i qeverisjes.

Madje, sipas AAK’së, modeli i qeverisjes së Isa Mustafës është më i keq se ai i Hashim Thaçit.

Këshilltari Kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, duke iu përgjigjur kërkesave të Degëve të LDK’së se kjo parti duhet të ketë Kryeministrin, ka thënë se AAK nuk pranon në asnjë formë të heqë dorë nga pozita e Kryeministrit.

“Ndryshimi nga qeverisja Thaçi në qeverisjen çfarë e kemi pa në Prishtinë nuk i duhet Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Avni Arifit.

Lexojeni të plotë reagimin

Ne në AAK kërkesën e degëve të LDK të orkestruar nga z. Mustafa për postin e Kryeministrit shohim si kërkesë për:

1) SHKARKIM të MANDATARIT

2) FAKTURIM PERSONAL Ramush Haradinajt për humbjen e Kryeparlamentarit.

3) RINGJALLJE e qeverisjes status quo dhe të dobët të Prishtinës nga LDK- Mustafa

Ndryshimi nga qeverisja Thaçi në qeverisjen çfarë e kemi pa në Prishtinë nuk i duhet Kosovës.

Ne nuk mundemi dhe nuk do të pranojmë kërkesa të tilla. Po gaboni….

Më Shumë

QRTK-ja e Prizrenit dhe Gjilanit hapin ekspozitë të përbashkët në Kalanë e Gjirokastrës

Në Kalanë e Gjirokastrës është hapur ekspozita e përbashkët e QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan. Ekspozita prezanton proceset profesionale të restaurimit, konservimit dhe dokumentimit të...

Smajl Latifi: Kemi vazhdimisht probleme me përmbaruesin, është absurde të merren të hyrat komunale, vetanake

Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi kishte problemin e buxhetit, ku përmbaruesi ia ka marrë mjejtet e komunsë. Latifi në “Adresa” tha se me...

Lajmet e Fundit