8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

AAK-PSD hapin fushatën sot në Suharekë

Sot është bërë hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, e koalicioni AAK-PSD fushatën do ta nisë në Suharekë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Për 10 ditë partitë politike, do të prezantojnë programet e tyre qeverisëse, në tubime me qytetarë e studio televizive, transmeton Koha.net.

Sipas një njoftimi të AAK-së, tubimi do të mbahet palestrën “13 Qershori” nga ora 18:00, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.

AAK-PSD kanë mbajtur edhe disa tubime tjera në qytete të ndryshme të Kosovës ditëve të fundit.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka shpalosur një pjesë të programit të tij qeverisës, bashkë me 100 zotimet e dhëna që tashmë janë publike.

Më Shumë

Përurohet Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël në Ditën e të Pagjeturve

Në Ditën e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është përuruar Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël, në kujtim të 113 martirëve,...

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

Lajmet e Fundit