Abrashi: Çdokush që në Kosovë flet kundër Kurtit, menjëherë citohet nga mediet në Serbi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi përmes një postimi në Facebook tha se kushdo që në Kosovë flet kundër Kurtit, menjëherë citohet nga mediet në Serbi.

Ai tha se në mesin e e personave që citohen për të sulmuar Albin Kurtin ka politikan aktivë pa asnjë arritje.

“Çdokush që në Kosovë flet kundër Albin Kurtit, menjëherë citohet nga mediet në Serbi. Kurrë kështu e kaq shumë mediet në serbi nuk janë shërbyer nga komentatorë e analistë të Kosovës për të përshkruar njëanshëm çdo zhvillim në vend. Në mesin e personave që citohen për të sulmuar Albin Kurtin gjeni politikan aktivë pa asnjë arritje, politikan të pensionuar, ish-këshilltarë e funksionarë të ndryshëm të PLAN-it. Kritikat e tyre përplot inate pastaj përdoren si kanar i kritikave të politikanëve serbë ndaj Albin Kurtit”, ja shkruar ai.

Ai tha se kritikat siç tha ai përplot inate përdoren si kanar i kritikave të politikanëve serbë ndaj Albin Kurtit, përcjell Klankosova.tv.

“Pastaj dalin e thonë, shihni se çka thonë vet shqiptarët për të andaj edhe ne duhet ta ashpërsojmë gjuhën kundër tij. Me të njëjtën gjuhë i flasin edhe qytetarëve serb të Kosovës të cilët vazhdimisht i kërcënojnë dhe i mbajnë të izoluar. Kur kundërshtinë ndaj Albin Kurtit e ke qëllim e jo instrument, përfundon duke u bërë vetë dhe vetëm instrument i qëllimeve kundër interesit kombëtar. Instrument për qëllimet e Serbisë kundër Qeverisë së parë të Kosovës që nuk varet nga votat e Beogradit, që nuk lejon mbajtjet e referendumit serb dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe që vendos reciprocitet”, u shpreh tutje ai.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit