Abrashi: Escobar i ka premtuar Bërnabiqit se do ta detyrojë Kosovën ta diskutojë Asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se takimi i datës 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë ku do të diskutohet për asociacionin do të bëhet për një arsye.

Ai tha se diskutimi në ditën e fundit të janarit do të bëhet pasi i dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka premtuar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën ta diskutojnë asociacionin.

“Takimi të marten në ambasadë amerikane në Prishtinë po mbahet në ditën e fundit të janarit, sepse Escobar i ka premtuar Brnabiqit që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën ta diskutojë ASMM”, thuhet në reagimin e Abrashit.

Kujtojmë se dje kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri të ditur se nuk ka marrë ftesë për takimin e datës 31 ku do të diskutohet asociacioni./Front Online

Më Shumë

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Lajmet e Fundit