Abrashi: Gjermania të thotë “mjaft është mjaft” për vizat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar raportimet për ardhjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë dhe Serbi, më 10 qershor.

Ligjvënësi i pushtetit ka bërë një analogji me vizitën që dikur ish-presidenti i ShBA-së, George Bush, e kishe zhvilluar në Shqipëri.

Atëkohë, Bush kishte thënë “mjaft është mjaft” duke e vënë theksin se ishte koha e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

E këtë frazë, deputeti Abrashi po shpreson që ta dëgjojë edhe nga Scholz.

Veçse, këtë tërësi fjalësh sipas Abrashit, duhet ta dëgjojmë në Prishtinë për vizat, kurse në Serbi për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Urojmë që me 10 qershor 2022, nga Gjermania në Kosovë ta dëgjojmë frazën ‘Enough is enough’ për vizat, e në Serbi Serbisë ‘enough is enough’ për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit