6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nis ndërtimi i objektit të ri të QMF-së në Arbanë të Prizrenit

Me rastin e fillimit të punimeve të Qendrës së re të Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Arbanë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, kanë vizituar të premten hapësirën ku do të ndërtohet kjo qendër, e cila do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për t’i përballuar kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje për kontrolle mjekësore.

Me këtë rast, kryetari Haskuka, ka deklaruar se objekti i ri dykatësh, do ta zëvendësojë atë të mëparshmin, që nuk plotësonte standardet e nevojshme për funksionim të duhur.

Duke dhënë detaje të hollësishme rreth projektit, drejtoresha Arënliu-Hoxhaj ka theksuar se objekti i ri do të ketë një hapësirë prej 553 metra katror, ku do të jepen shërbime stomatologjike, shërbimet e diagnoztikës (si ultrazëri e EKG-ja), dhoma e vaksinimit, inhalimit etj.

Ajo ka bërë me dije se deri në përfundimin e punimeve që parashihet të zgjasin rreth pesë muaj, banorët e lagjes së Arbanës do të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në qendrat tjera të mjekësisë familjare përreth.

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Lajmet e Fundit