Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar sot klubin e basketbollit, KB “Bashkimi”, në kuadër të angazhimit të tij për mbështetje të sportit lokal dhe promovimit të të rinjve.
Ai u takua me menaxhmentin e klubit dhe lojtarët, duke vlerësuar përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në ndërtimin e një ekipi gjithnjë e më konkurrues.
“KB ‘Bashkimi’ është më shumë se një klub – është një simbol i qytetit. Po rritet dhe forcohet çdo ditë falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të menaxhmentit, lojtarëve dhe mbështetësve. Një vend të veçantë në këtë sukses e kanë tifozët e zjarrtë, ‘Arpagjik’t’, të cilët e meritojnë që gëzimin dhe pasionin e tyre ta festojnë me një Bashkim kampion”, u shpreh Abrashi.
Ai tha se sporti, përveç vlerave shëndetësore dhe edukative, është edhe një urë bashkimi për komunitetin, dhe se qyteti i Prizrenit ka të gjitha kapacitetet për të qenë një qendër e basketbollit në Kosovë.
“Prizreni është lider në shumë fusha – kulturë, arsim, turizëm – dhe po aq e meriton ta ketë edhe kampionin e basketbollit. Si kryetar i ardhshëm i komunës, do të jemi gjithmonë përkrah KB ‘Bashkimi’, për ta bërë këtë ëndërr realitet,” u shpreh Abrashi./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren