9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Abrashi: U zgjodha me propozim të opozitës dhe mbështetje të anëtarëve të Komisionit për Legjislacion

Anëtar i i Komisionit për Njohjen e Statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë, Artan Abrashi, ka thënë se në këtë pozitë është propozuar dhe votuar nga Komisioni për Legjislacion si përfaqësues i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Sipas Ligjit Nr. 03/L-95, Neni 19, paragrafi 2, pika 2.4, jam votuar nga Komisioni për Legjislacion si përfaqësues i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Komisionin 7 anëtarësh të komisionit për Njohjen e Statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë, me propozim të opozitës, dhe mbështetjen e gjithë anëtarëve të Komisionit për Legjislacion”, sqaron Abrashi.

Abrashi është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetar i degës së kësaj partie në Prizren.

Më Shumë

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit