5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Adresimi i Thaçit shtyhet për të hënën

Adresimi i presidentit Hashim Thaçi para opinionit i paraparë për të dielën është shtyrë për ditën e hënë në orën 20:00.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Presidentit të Kosovës, përmes një komunikate për media.

Ky pritet të jetë adresimi i tij i parë pas njoftimit të Zyrë?s së Prokurorit të Specializuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell.

Ai të premten njoftoi se ka ateruar në Aeroportin e Tiranës.

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Përmirësohet ndriçimi publik në disa lagje të Prizrenit

Ndriçimi publik në Prizren po përmirësohet në disa zona të qytetit, në kuadër të ndërhyrjeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Kryetari i Komunës së Prizrenit,...

Lajmet e Fundit