-0.7 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

ADN-ja zbulon vrasësin e një 8-vjeçareje pas 38 viteve

Pas afro 38 vjetësh agoni, familja e Kelly Ann Prosser më në fund ka marrë disa rezultate në lidhje me vdekjen e vajzës së tyre.

Policia në Columbus, Ohio, tha të premten se zbërtheu çështjen mbi atë që rrëmbeu, dhunoi seksualisht dhe vrau 8-vjeçaren, gjithçka falë testimit gjenealogjik dhe një gjurmuesi të historisë së çështjes, raporton CNN.

Hetuesit thonë se më 20 shtator 1982, Kelly Ann u rrëmbye në rrethin e Universitetit të Columbus ndërsa po shkonte në shtëpi nga Shkolla Fillore Indianola.

Dy ditë më vonë, trupi i saj u gjet në një fushë misri në rrethin Madison County, tha zëvendës Shefi i Policisë së Columbus, Greg Bodker gjatë një konference për shtyp të premten.

Detajet e çështjes nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ohio thonë se Prosser ishte rrahur, dhunuar seksualisht dhe më pas ishte mbytur.

Ajo që mbeti pas ishte ajo që – pas vitesh – i ndihmoi hetuesit të zgjidhnin çështjen.

“Ky është një rast që ndër vite e gjithë Policia e Columbus donte ta zgjidhte dhe një rast që preku të gjithë stafin në nivel personal”, tha Bodker. “Imagjinoni në 1982 të mblidhni diçka që nuk e dinit se do të ekzistonte një ditë – ADN”.

Pas një prej “hetimeve më intensive” të departamentit të policisë, provat e ruajtura nga vendi i ngjarjes dolën të ishin çelësi për zgjidhjen e çështjes dekada më vonë, tha Bodker.

Bodker identifikoi vrasësin e Prosser si “Harold Warren Jarrell”, një njeri tani i ndjerë, i cili nuk u përmend në dosjen origjinale të çështjes Prosser.

Në vitin 1977, Jarrell u akuzua dhe u dënua për rrëmbimin e një vajze tjetër 8-vjeçare nga rrethi Tamarack, në pjesën veriore të Columbus.

Ai u la i lirë në janar të vitit 1982, tetë muaj para rrëmbimit të Prosser, tha Sgt. Terry McConnell.

Më Shumë

Basketbollisti nga Kosova, Dini Syla shpallet kampion basketbolli në ShBA

Kudo që shkojnë në botë, të rinjtë nga Kosova ‘shpërthejnë’ duke arritur rezultate të lakmueshme. Thuajse nuk ka lëmi që ata nuk e kanë zënë...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Lajmet e Fundit