Afër 25 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 24,939.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vend si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 18 persona teksa janë regjistruar 2 mijë e 295 raste të reja.

Kurse, numri total i dozave të administruara është 764 mijë e 775, ku me dozën e parë janë të vaksinuar 508 mijë e 540 njerëz, ndërsa me dozën e dytë 256 mijë e 235.

 

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit