11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Afganistani dhe Nigeria me korrupsion fantastik

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, i ka përshkruar Afganistanin dhe Nigerinë si vende me “korrupsion fantastik”.

Nuk është e qartë nëse zoti Cameron e ka ditur se po filmohej dhe incizohej kur i ka bërë këto komente sot në një pritje në Londër.

“Ne i kemi disa liderë të vendeve me korrupsion fantastik, që vijnë në Britani – Nigeria dhe Afganistani – me gjasë dy vendet më të korruptuara në botë”, tha Cameron, duke folur para një samiti antikorrupsion, që do të mbahet më 12 maj në Londër.

Në këtë samit do të marrin pjesë liderët botërorë, ata të biznesit dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për arritjen e “pajtueshmërisë për pakon e hapave praktikë” për luftimin e korrupsionit.

“Meqë ky është një samit antikorrupsion, çdo gjë duhet të jetë e hapur”, tha Cameron.

Në listën e fundit të organizatës Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit, Afganistani është i 166-ti, që do të thotë i parafundit, ndërsa Nigeria radhitet e 136-ta./Rel/

Më Shumë

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Inspektorati dhe Policia inspektojnë lokacionet për mbeturina inerte në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit