-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Afrim Avdaj: Faleminderit Gjermani !

Në shenjë falënderimi për donacionin e dhuruar në shtretër për pacientë, të martën, drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj, ka ndarë mirënjohje për Klinikën gjermane “RoMed” nga qyteti Bad Aibling, Rosennheim në Gjermani dhe individë, që kanë ndihmuar që ky donacion të vjen në spitalin e Prizrenit dhe të vihet në shërbim të pacientëve të shtrirë në këtë spital
“Falënderoj shtetin e Gjermanisë dhe popullin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën dhe popullin e Kosovës. Gjithashtu falënderoj të gjithë ata që kanë inicuar, përkrahur dhe mundësuar që ky donacion të vijë në spitalin e Prizrenit dhe që këta shtretër tashmë janë vënë në shërbim të pacientëve”, tha drejtori Avdaj, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të plotë me donatorët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që sipas mundësive të tyre janë të gatshëm të ofrojnë donacione për spitalin e Prizrenit.

Në emër të donatorëve ka folur rektori i UBT-së,Edmond Hajrizi.

“Më lejoni që edhe unë të falënderoj popullin gjerman për përkrahjen, që kanë dhënë për Kosovë. Me këtë falënderoj klinikën gjermane “RoMed” nga qyteti Bad Aibling i Gjermanisë, udhëheqës të spitalit, si dhe mjekun e humanistin, Haqif Gashin, që kanë mundësuar që ky donacion të vijë në spitalin e Prizrenit, ndërsa ne si UBT kemi ndihmuar në sigurimin e transportit. Këto ndihma janë dedikuar për spitalin e Prizrenit, sepse është spital serioz, me strukturë të mirë organizative dhe manaxhmet të suksesshëm. Në do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe ndihmën në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, sepse ne në kuadër të UBT-së kemi edhe degën e infermierisë këtu në Prizren. Gjithashtu bashkëpunimi i spitalit të Prizrenit do të jetë edhe me spitalet e Gjermanisë dhe unë nga këtu ftoj drejtorin e spitalit që të vijë për një vizitë zyrtare në klinikën gjermane “RoMed” në Gjermani”,theksoi rektori i Hajrizi.

Në donacion janë 30 shtretër dhe 30 komodina për pacientë, shuma e përgjithshme llogaritet 60 mijë euro, është inicuar nga Haqif Gashi, mjek, humanist dhe aktivisti i shoqatës “Nëna Terezë” në Mynih të Gjermanisë, si dhe rektori i i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të transportit, ndërsa donacioni është mbështetur nga drejtuesit e Spitalit “RoMed”, Hr. Marburger dhe Dr. Pfeiffer.

Mirënjohje i është ndarë Klinikës gjermane “RoMed” nga qyteti Bad Aibling, Rosennheim në Gjermani, si dhe Hr. Marburger, Dr. Pfeiffer, Haqif Gashit dhe rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Lajmet e Fundit