1.6 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Ag Apolloni: Më eliminuan nga konkursi, pasi u pozicionova pro viktimës, kundër xhelates

Teatri Kombëtar i Tiranës ka publikuar dhjetë veprat fituese për konkursin “Netët e leximit të dramës shqipe 3”, në Tiranë , por ky rezultat duket ti ketë lënë shije të hidhur shkrimtarit kosovar Ag Apollonit, i cili ka shprehë arsyet se pse ai është eliminuar nga kjo garë, shkruan KultPlus.

Ai adresimin kryesor e ka te drejtori i Teatrit Kombëtar të Tiranës, Hervin Çuli , duke kujtuar se vetë Ag Apolloni kishte pasë një reagim për vrasjen e poetit Genc Leka, ku sipas medieve shqiptare, Diana Çuli kishte kontribuar në vrasjen e tij, e në këtë rast, pikërisht vepra e Diana Çulit është në mesin e dhjetë veprave fituese të kësaj gare. Më poshtë mundtë lexoni të plotë reagimin e Ag Apolonit.

Diana Çuli, denoncimi i së cilës kontribuoi në vrasjen e poetit Genc Leka, paska vendosur ta rrëfejë mëkatin e saj në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Rrëfimi i saj do të jetë i sinqertë, sepse do të mundësohet nga djali i xhaxhait të saj, Hervin Çuli. Shfaqja në konkurs titullohej “Mëkati im” (“Mea Culpa”), ndërsa tani, pas disa akuzave që iu përsëritën kohëve të fundit si shkaktare e vrasjes së Genc Lekës, ia paska ndërruar titullin dhe e paska bërë “Ditët e Tiranës”.
Post Scriptum:
Drejtori i Teatrit Kombëtar të Tiranës shpalli veten fitues, bashkë me vajzën e xhaxhait, Diana Çulin. Çudi si nuk reagon askush në Shqipëri për këtë farë çapaçuli!
Në konkurs jam eliminuar unë, pasi u pozicionova pro viktimës, kundër xhelates. Ndihem me fat që ky Çuli s’pati mundësi të më eliminojë fizikisht, siç pati mundësi ajo Çuli tjetër ndaj poetit të lartpërmendur.
Këtë çapaçulin e ka vendosur drejtor ministrja Mirela Kumbaro. E njëjta do të duhej ta anulonte konkursin dhe ta shkarkonte drejtorin! Nëse jo për gjë tjetër, së paku për konflikt interesi./KultPlus.com

Më Shumë

Caterrion Thompson e Bashkimit, MVP e xhiros me double-double

Basketbollistja e Bashkimit, Caterrion Thompson, ka qenë më e dalluara e xhiros së 13-të në Superligën e Femrave, duke regjistruar një paraqitje mbresëlënëse me...

Proton Cable Prizreni shënon fitore ndaj Borës

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Borës me rezultat 101:82 (30:16, 27:31, 19:24, 25:11), në javën e 20-të të ProCredit...

Krijimi

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit