Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit është personi që humbi betejën me COVID-19

Mësuesi Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit, humbi sot jetën nga COVID-19.

Hoxha ka qenë aktivist i LDK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni.

“Lidhja Demokratike e Prizrenit ka humbur aktivistin e devotshëm, ish-kryetarin e nëndegës së fshatit Randobravë, mësuesin dhe qytetarin e përkushtuar për dije, arsim e përparim të vendit të vet, Agim Hoxha, i cili sot ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare”, njofton Quni.

“Agimi do të mbetët në kujtesë si njeri pozitiv e optimist, i dashur dhe bujar, mik e shok i sinqertë dhe aktivist e veprimtar i palodhur. E donte Kosovën dhe besonte në të ardhmen e saj”.

“Do të na mungoi shumë”.

“Dega e LDK-së së Prizrenit i shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Hoxha”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit