Prokuroria e Rrethit të Sarandës ka formuluar akuzat për Agron Canen, sekretarin e deputetit socialist në Sarandë, Koço Kokëdhima.
Ndërsa e vlerëson të ligjshëm arrestimin e Agron Canes, Prokuroria e Rrethit të Sarandës e akuzon atë për “ngacmim seksual” parashikuar nga neni 108, paragrafi 2 i kodit penal dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” parashikuar nga neni 245 i kodit penal.
Sipas ndry shimeve që iu bënë së fundi kodit penal për akuzën e parë Agron Cane rrezikon nga 6 muaj deri në 3 vite burg, ndërsa për akuzën e dytë nga 3 deri në 7 vite burg. Çka do të thotë se në total sekretari i deputetit të PS, Koço Kokëdhima mund të dënohet deri në 10 vite burg.
Në kërkesën e saj prokuroria thekson se “Ekziston dy shimi i arsy eshëm i mbështetur në prova se i dy shuari ka kry er të dy ja këto vepra penale, kjo e vërtetuar me procesverbalet e kqy rjes, e marrjes së provës materiale procesverbalet e kallzimit të veprës penale, procesverbalet e deklarimit të së dëmtuarës dhe akte të tjera të cilat nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit”.
“Është e vërtetuar se vepra penale ka ndodhur dhe pasoja e rëndë e cilësuar sipas dispozitës materiale ka ndodhur. Ky vërtetim i faktit është provuar botërisht dhe i dokumentuar në fashikullin e procedimit me procesverbalin e kallzimit të krimit, me procesverbalin e kqy rjes se marrjes se provave materiale, me aktet të tjera për të cilat organi i procedimit disponon”, thuhet më tej në aktvlerësimin e organit të akuzës, transmeton Start.
Për këto arsy e Prokuroria i kërkon gjykatës masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Canen, i cili të martën pritet të përballet me togat e zeza.
Organi i akuzës sqaron gjithashtu se Agron Cane i ka kërkuar marredhënie seksuale denoncueses me inicialet E.G si dhe vajzës së saj të mitur, duke i premtuar jo vetëm punë, por edhe shtëpi, e duke ja bërë të qartë se ai e kishte në dorë t’ia siguronte ato.
Ndërsa në lidhje me marrjen në py etje të përfaqësuesit të deputetit të PS, Koço Kokëdhima, Prokuroria thekson se ai ka deklaruar se e ka ndihmuar shtetasen në fjalë, por nuk ka kërkuar në këmbim favore seksuale.