15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

AKA-ja akrediton 10 programe të arsimit të lartë, por jo matematikën

FSHMN-UPBordi i Agjencisë Kosovare për Akreditim ka akredituar dhjetë programe, por ka refuzuar katër programe tjera në arsimin e lartë publik dhe në atë privat.

Në mesin e tyre janë dhe dy programet e Fakultetit të Matematikës për bachelor dhe master, ku për shkak të vonesave për aplikim, kishin mbetur pa u akredituar në mbledhjen e kaluar të AKA-së, raporton KTV.

Ferdie Zhushi Etemi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ka thënë se kërkesat e atyre departamenteve, që me vonesë kanë dorëzuar raportin për akreditimin e programeve të tyre, janë shqyrtuar në mbledhjen e fundit të Bordit.

Sipas Zhushi Etemit, të gjitha fakultetet duhet të njoftohen me kohë për procedurat e akreditimit dhe t’i sjellin me kohë aplikacionet.

Ndërsa, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, Tahir Arbneshi, i ka thënë KTV-së se vendimi i Bordit të AKA-së ishte i pritshëm. Ai ka treguar se menjëherë është hapur edhe konkursi për pranimin e studentëve të rinj.

Për mbylljen e këtyre programeve kishte pasur kritika të ashpra ndaj Agjencisë për Akreditim.

Më Shumë

Vjen klipi i “Nan” – kënga që do të pëfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Videoklipi zyrtar i këngës “Nan” kënduar nga Alis është publikuar. Artisti shqiptar me këtë këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit