8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Aksident i rëndë në Malishevë goditet për vdekje këmbësori, arrestohet shoferi i veturës

Një këmbësor ka vdekur mbrëmë në fshatin Kijevë të Malishevës, pasi është goditur nga një veturë me targa vendore. Vdekjen e viktimës e ka konstatur ekipi mjekësor, teksa në pranga është vënë shoferi i veturës.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Me vendim të prokurorit, shoferi është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/ Fsh. Kijevë, Malishevë 19.02.2022 – 21:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se si pasoj e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Erza Muminoviq e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë Erza Muminoviq ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrot nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon,...

Lajmet e Fundit