Aksident me fatalitet në Malishevë- vdes doktori i njohur

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Balincë të Malishevës, ku nga plagët e marra ka vdekur doktori Gjon Gjidoda.

Rastin për Insajderi e ka konfirmuar, shefi i trafikut për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vet aksident në fshatin Balincë të komunës së Malishevës, ku si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë, viktima me inicialet GJ.GJ, në një kthesë të rrugës është rrokullisur me veturë dhe ka goditur murin afër një dyqani. Viktima është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia po merret me rastin”, ka thënë Sahatqija për Insajderin.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët e shoqëria e tij, ku janë shprehur të mërzitur për rastin e ndodhur.

Ndryshe rruga Kijevë-Malishevë është njëra ndër rrugët ku ndodhin aksidente më së shumti dhe shpesh ka aksidente me fatalitet.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Lajmet e Fundit