Aksident në Rahovec, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Rahovec.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Kurse, dy drejtuesit e veturave pas pranimit të tretmanit  mjekësor, më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rahovec 17.10.2022 – 14:26. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave si dhe dy meshkuj kosovarë këmbësorë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë. Dy drejtuesit e veturave pas pranimit të tretmanit mjekësorë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Më Shumë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Lajmet e Fundit