Aksident në rrugën Prizren- Zhur, lëndohet një fëmijë dhe dy të rritur

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën Prizren – Zhur.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për TV Prizreni, dr.Sylejman Baxhaku nga reparti i Urgjencës i cili kishte dalur në vendngjarje me ekipin mjekësor.

Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë një automjet “BMW” ngjyrë e zezë si dhe një ” Opel Zafira ” ngjyrë hiri.Ekipet e Emergjencës dhe Policia kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në këtë aksident është lënduar fëmijë dhe dy të rritur, të cilët janë transferuar me autombulancë për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Për detaje tjera do ju informojmë më vonë.

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit