Aksidente zingjirore në Prizren, 20 të lënduar

Dy aksidente zingjirore të trafikut kanë ndodhur në Prizren.

Në aksidentin e parë janë lënduar 12 persona, ndërsa në atë të dytë 8 persona, shkruan “PrizrenPress”

Raporti i plotë dhe pa ndërhyrje i policisë

Prizren 05.06.2019-21:35. Raportohet se nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës ka ndodhur aksident trafiku ne mes katër veturave me targa vendore dhe ngasës dy meshkuj K-Turq dhe dy meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit, tetë meshkuj K-Turq dhe një femër K-Shqiptare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.

Prizren 05.06.2019-22:25. Raportohet se nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore dhe ngasës K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit meshkuj K-Shqiptarë dhe pesë femra K-Shqiptare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit